Paris – Një person i panjohur sot e sulmoi presidentin francez Nikolla Sarkozi, por sulmuesi ka qenë shpejt i mundur nga siguria e shefit të shtetit, pas çka u arrestua, lajmëruan mediat franceze.
Gjatë përshëndetjes me banorët e Braksit, një vend në afërsi të Tuluzit, personi e kapi presidentin Sarkozi për krahu dhe tentoi ta tërheqë në turmën e njerëzve.
Sipas mediave franceze, Sarkozi, i cili mori pjesë në takimin e kryebashkiakëve në pjesën jugore të Francës, është shqetësuar mjaftë nga incidenti. Policia e dërgoi sulmuesin në stacionin policor në qytetin Azhan.
Sarkozi planifikon përsëri të kandidohet në zgjedhjet presidenciale në Francë, të cilat duhet të mbahen për dhjetë muaj.
Thursday, 30 June 2011 20:09