Paris- Presidenti francez Nikolla Sarkozi sot për herë të parë paralajmëroi se do të heq dorë nga politika përderisa humb në zgjedhjet në muajin prill dhe maj. 
“Them – po”, deklaroi ai në një intervistë për Er Em Se në pyetjen nëse do të heqë dorë në rast të humbjes së zgjedhjeve. Sarkozi theksoi se niset në zgjedhje me mendim të tillë, por “do të bëjë diçka tjetër” nëse nuk fiton.
Sipas anketave më të reja, Sarkozi do të merr mbështetje në raundin e parë të votimit prej 27 votuesve, ndërsa Oland 29 për qind.
Në muajin janar në bisedë me gazetarët ai tha se nëse humb në zgjedhjet do ta ndryshojë jetën. “unë kam 56 vjet dhe në politikë jam prej moshës 35 vjeçare. Kam një zanat (avokat) dhe tërësisht do ta ndryshoj jetën nëse humbas”, deklaroi atëherë Sarkozi. Kjo deklaratë nuk është dhënë për opinionin, por një pjesë e mediave franceze e publikuan. (LajmeShqip.com)
Thursday, 08 March 2012 15:37