Lajme Shqip Sunday, 25 March 2012 11:59

Nju-Orleans – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gara për përzgjedhjen e kandidatit republikan për të sfiduar presidentin Barak Obama në zgjedhjet presidenciale ka lëvizur në shtetin jugor të Luizianës.

Mediat amerikane raportojnë se Rik Santorum, ish senatori amerikan nga Pensilvania ka fituar në ato zgjedhje.

Kjo i jep Santorumit fitoret në 11 shtete, shumica nga to shtete konservatore në jug të vendit. I dyti ka dalë Mit Romni, i cili pavarësisht humbjes, mbetet kandidati kryesor, duke udhëhequr me një margjinë të gjerë në rrafshin kombëtar.