Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 13:08

Beograd-Drejtori i përgjithshëm zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sanino, deklaroi sot në Beograd, se për hapjen e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian, për Serbinë është e domosdoshme që t’i vazhdojë reformat dhe t’i avancojë raportet me Kosovën.

“Janë të nevojshme përpjekje të mëtejshme kah përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”, tha Sanino, në mbledhjen e grupit të ekspertëve të trupës koordinuese për procesin e pranimit në BE, në Beograd.

Ai veçanërisht ka theksuar rëndësinë e administratës shtetërore dhe përfundimin e reformës së sistemit gjyqësor.