Zagreb – Gjykata e Zhupës së Zagrebit tërësisht e pranoi akuzën kundër ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili akuzohet për marrje të provizionit nga “Hipo banka” për kredi të miratuar të shtetit.
Meqë vepra penale është kryer në vitin 1994 dhe 1995, kjo hyn nën aktet ligjore të ndëridhura me mosplakjen e veprës penale për profitim ushtarak, me çka Sanaderi do të jetë i akuzuari i parë, i cili do të gjykohet në këtë bazë
Seanca e këshillit prokuror prej tre anëtarësh, ishte e mbyllur për opinion.
Njëri nga avokatët e Sanaderit, Çedo Prodanoviq theksoi sot se “Mbrojtja do të përpiqet ta kontestojë aktakuzën, ndërsa Sanaderi do të deklarohet se nuk është fajtor”.
Saturday, 01 October 2011 08:39