Sana – Të paktën 28 persona humbën jetën në natën e mbrëmshme nga një shpërthim i depos së municiont në Sana, kumtoi sot Ministria jemene e Mbrojtjes, cituar nga agjencitë.
Selia e televizionit opozitar është e shkatërruar, deklaroi përfaqësuesi qeveritar.
Presidenti jemen, Ali Abdula Saleh urdhëroi që të arrestohet lideri fisnor më me ndikim, Sadek al Ahmar, ithtarët e të cilit nga e hëna luftojnë kundër forcave të tij në Sana, kumtoi burimi zyrtar, cituar nga mediat franceze.
Presidenti urdhëroi të arrestohen edhe djemtë e Al Ahmarit, për t’i nxjerrë para gjykatës për kryengritje të armatosur, kumtoi sajti i Ministrisë së Mbrojtjes jemenase.
Sheiku Sadedk al Ahmar është njëri nga dhjetë djemtë e liderit fisnor të ndjerë, Abdula al Ahmar, ndërsa vëllau i tij, Hamid al Ahmar, është biznesmen i njohur dhe udhëheqësi në partinë opozitare islamike “Al Islah”.
Thursday, 26 May 2011 14:20