Mitrovicë- Sllobodan Samarxhiç, nënkryetar i DSS-së së Koshtiunicës ka kërkuar nga serbet që të mos largojnë barrikadat nga rrugët e veriut të Kosovës. 
Serbët e veriut të Kosovës do të votojnë në referendumin e paralajmëruar të mbahet më 14 dhe 15 shkurt, ashtu siç është planifikuar”, ka thënë Kërstimir Pantiç, njëri nga liderët e serbëve të Kosovës në veri të vendit.
Vendimi për dalje në referendum është marrë të hënën në takimin e të ashtuquajturve lider udhëheqës të serbë në veri të Kosovës. I ashtuqujturi kryetar i komunës së veriut të Mitrovicës Kërstimir Pantiç ka pohuar se ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç nuk ka patur nevojë që të shprehë mendimin e Qeverisë serbe një javë para referendumit, pasi kjo nuk e sfidon të drejtën e serbëve lokalë për t’a mbajtur këtë referendum.
Të katër komunat serbe në veri të Kosovës janë në favor të mbajtjes së referendumit, duke përjashtuar mosmarrëveshjet e vogla me komunën e Leposaviçit, që, sipas tij, me kohë do të tejkalohen ka nënvizuar Pantiç.
Në anën tjetër nënkryetrai i Partisë Demokratike të Serbisë DSS-së të Koshtunicës, Sllobodan Samarxhiç, parti kjo në opozit në Serbi, gjatë ditëve të fundit ka qëndruar në Mitrovicë, ai i’u ka bërë thirrje serbëve që të mos dëgjojnë Beogradin.
Serbët duhet të dalin në referendum dhe kjo është e drejtë legjitimi ka thënë Samarxhiç. Gjatë qëndrimit në veri të Mitrovicës në një takim me banorët serb dhe strukturat e partisë, Samarxhiç ka apelur dhe ka kërkuar nga serbët e veriut që të mos pranojë në asnjë mënyrë që nga pjesa veriore e Kosovës të largojnë barrikadat që janë vendosur që prej 5 muajsh në rrugët e veriut të vendit.
Ndërsa kryenegociatori serb Borisllav Setafenaoviç ka akuzuar opozitën se është duke i instrumentalizuar serbët e Kosovës për qëllimet e tyre. Stefanoviç ka theksuar se qëllimi primar është shteti e jo partia si janë duke bërë opozitarët serbë në Kosovë.
Monday, 23 January 2012 16:12