Këngëtari britanik Sam Smith është zgjedhur për të kënduar kolonën zanore të filmit të radhës të serisë ‘007’.
Pas një misteri të madh e për një kohë të gjatë, është zbuluar se këngëtari britanik Sam Smith do të jetë artisti që do këndojë këngën për filmin e ri të James Bond, Spectre.
Smith gjithashtu ka shkruar këngën që ka titullin ‘Writing’s on the wall’ dhe kënga do të dalë në shitje më 25 shtator, transmeton lajmi.net.
Këngëtari i hitit ‘I’m not the only one’ është shprehur se ky është ndër momentet kyqe të karrierës së tij pasi është i nderuar që është pjesë e kësaj trashëgimie britanike dhe do i bashkohet një vije të disa prej artistëve që ai ka inspirim.
Këngën për filmin e kaluar ‘Skyfall’ e ka kënduar Adele, e cila ka fituar edhe çmimin Oscar për këngën më të mirë.
Tuesday, 08 September 2015 19:22