Tiranë – Kryeministri Sali Berisha i dërgoi një mesazh ngushëllimi kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan, në të cilin i shpreh solidaritetin për humbjen e 26 ushtarëve dhe civilëve turq si dhe mbështetjen e plot
ë për ndëshkimin e merituar të organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti mizor.
“Sulmi në territorin e Republikës së Turqisë nga PKK, në të cilën u vranë 26 ushtarë dhe civilë të Turqisë, ishte një akt terrorist i shëmtuar.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë terrorist, ju shpreh Ju, qeverisë suaj, familjarëve të viktimave dhe kombit mik turk, ngushëllimet tona më të sinqerta, si dhe solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për ndëshkimin e merituar të organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti mizor”, thuhet në mesazhin e Kryeministrit Berisha.
Thursday, 20 October 2011 07:27