Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 10:30

Sana – Në Jemen sot zhvillohen votimet për zgjedhjen e presidentit. Bëhet fjalë vetëm për një kandidat, Abed Rabo Hadi, zëvendësin e Ali Abdullah Salehut, i cili ka qeverisur vendin për 33 vjet.

Zgjedhjet janë pjesë e marrëveshjes së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjet Salehut dhe opozitës. Një vit i protestave, të cilat disa herë kanë rezultuar me viktima, ka detyruar Salehun të largohet.

Jemeni, vendi më i varfër i rajonit, është bërë shënjestër e Al Kaedës, sidomos në jug, ku aktivistët thonë se do t’i bojkotojnë zgjedhjet. Aktivistët jugorë akuzojnë veriun për marrjen e burimeve të tyre dhe për diskriminim kundër tyre.

Në prag të zgjedhjeve, persona të armatosur kanë sulmuar tre qëndra votimesh në jug.