Lajme Shqip Thursday, 28 February 2013 23:47

Një pasionues i kërkimeve në internet, saktësisht në “Google” ka bërë një punë të madhe për ata që dëshirojnë të dinë se në cilat rrugë rrinë prostitutat. Duke bërë një kërkim nëpërmjet “Google Street View”, personi që nuk e ka bërë publik identitetin e tij, ka hapur një faqe “DoxySpotting” në të cilën ka postuar fotografi të rrugëve në të cilat mund të gjenden prostitutat.

Kosova nuk ekziston në listën e shteteve nëpër rrugët e të cilave është gjetur se rri ndonjë prostitutë.

Ndërsa në Shqipëri ekziston një rrugë, por nuk qartësohet shumë.  Në sajtin e tij, administratori pa identitet ka shkruar se krejt kjo ka nisur kur ai ka filluar të kërkoj vende ekzotike në “Street View” të “Google”.

“U mërzita nga ky kërkon kështu që nisa të kërkoj për diçka të re. Në fillim nuk e kam vërejtur, por më vonë e kuptova se Google Street View është plot me prostituta”, ka shkruar administratori i faqes “DoxySpotting”.

Ai ka shkruar tutje se madje është habitur me numrin e madh të prostitutave që ka gjetur.

“Më dolën më shumë sesa prisja kështu që fillova sajtin në të cilin mund të gjenden shumica e rrugëve në të cilat rrinë prostitutat.

Statistikat tregojnë se Italia ka më së shumti rrugë më prostituta me gjithsejtë 639 fotografi të publikuara. Pas saj vinë rrugët e Brazilit. Belgjikës, Çekia, Gjermania, Holanda, Rumania, Meksika dhe Tajlanda.