Lajme Shqip Thursday, 07 February 2013 18:26

TIRANË – Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka shkëlqyr me interpretimin e tij në skenën operistike të Zyrihut, në Zvicër. 
Nën petkun e Dukës së Mantovës, protagonisti i “Rigoletto-s” së Verdit, Pirgu u prit shumë mirë nga publiku, por edhe nga mediat ne vend. Shfaqja pati premierën në 3 shkurt dhe do të vazhdojë të shfaqet në datat 8, 10 13, 17, 26 shkurt.
 Televizioni Kombëtar Zvicerian SRF ka realizuar një dokumentar për suksesin e operës dhe të tenorit shqiptar, që brenda pak viteve është ngjitur me kryerole në skena të mëdha botërore.
Publiku i Zvicrës e njeh tenorin shqiptar me famë botërore edhe për interpretimet e tij në shfaqjet “Boheme” dhe “La traviata”. 
 Në vijim të aktiviteteve të tij për këtë vit, Pirgu do të jetë në “Metropolitan Opera” në Nju Jork, me “Traviatën”, më pas do të nisë sërish punën për “Rigoletto” në “Royal Opera House Covent Garden” në Londër, “L’Elisire d’Amoure” në Vjenë, “Makbeth” në Firence, “Bohem” në Washington, “Don Giovanni” në Moskë, etj.(LajmeShqip.com)