Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 09:55

Artisti më i mirë shqiptar për techno-house, Sabb, është zgjedhur në mesin e 20 më të mirëve në botë për zhanrin që ka vazhduar të rritet edhe më shumë në vitin 2015, raporton Koha.net.

Sabb sivjet ka shijuar suksese të mëdha me studion e tij SK Supreme Records, duke lansuar këngët në “Gruuv and Tretmuehle”. Ai gjithashtu pati sukses me këngët “One of Us” dhe “Drive is All I got”.

Ai pozicionohet në vendin e 18, para artistëve Raffa FL dhe Stanny Abram që mbyllin listën e 20 më të mirëve.

Në pozitën e parë është greku Mihalis Safras ndërsa përcillet nga Matthias Tanzmann e Harry Romero.