Lajme Shqip Sunday, 13 May 2012 19:45

Prishtinë – Përfaqësuesja e Kosovës në bisedimet Prishtinë – Beograd, Edita Tahir deklaron se pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash me palën serbe në dialogun teknik, nuk mund të fitet për tema të tjera.

Kryeneociatorja Tahiri, në një prononcim për median, thotë se fillimisht duhet që marrëveshjet e arritura të zbatohen, e më pas të flitet për takime dhe tema tjera me palën serbe.

“Ashtu siç e ka thënë edhe vetë kryeministri Thaçi, në këtë fazë jemi të fokusuar për zbatimin e marrëveshjeve. Kërkojmë një angazhim të vendosur të Bashkimit Evropian, i cili është edhe ndërmjetësues dhe garantues i këtij dialogu teknik, që t’i bëjë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve. Nuk mund të ketë bisedime për tema të tjera teknike pa u bërë zbatimi i marrëveshjeve”, deklaron kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri.

Qeveria e Kosovës ka shprehur disa herë zhgënjimin e saj për moszbatimin e plotë të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

Edhe analistët e çështjeve politike deklarojnë se bisedimet me palën serbe nuk duhet vazhduar derisa nuk zbatohen marrëveshjet e arritura. (LajmeShqip.com)