Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 11:02

Me sa duket ndryshimet qё u bёnё nё programin “E Diell” qё transmetohet çdo ditё nё Top-Channel pёrpara disa muajsh nuk janё tё vetmit.

Me largimin e autores italiane Alessia Grezzo, vёndin e saj e zuri çifti i kantautorёve nga Kosova, Armend Rexhepagiçi dhe Aida Baraku. Ndryshimi i autorit tё programit u reflektua shumё edhe tek teleshikuesit pasi menjёherё me ndёrrimin e ‘rrymёs’ ndёrroi edhe pёrmbajtja e spektaklit apo tё ftuarit e tij.

Pasi pёrfundoi misionin e tij si jurist nё spektaklin “Albanians got talent”, Armendi filloi punёn tek e “E Diell”, ku sёbashku me Aidёn u zhvendosёn me banim nё Tiranё qё nё janar.

Por zёrat  poshtё e lartё qё lёvizin thonё se punёt në këtë spektakël nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Sipas mediave kosovare, pёr shkak tё problemeve qё po hasin çifti kosovar nё realizimin e spektaklit “E Diell”, ato do tё largohen nga ai spektakёl duke u kthyer sёrish nё Prishtinё.

Se sa janë të vërteta fjalët … po presim konfirmimin prej tyre.