Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 09:25

Moskë – Rusia në vitin 2011 është renditur e para në G-8 mes shteteve më të zhvilluara në botë për rritjen e BPV-së prej 4,3 përqind dhe në vendin e tretë në BRIK, shpalli Shërbimi rus për statistikë.

Në BRIK para saj janë Kina me rritje ekonomike prej 9,2 përqind, ndërsa në vendin e dytë është India me 7,4 përqind. Brazili vitin e kaluar kishte rritje të BPV-së prej 2,9 përqind.

Rritje më të madhe të BPV-së midis G-8 ka pasur Gjermania prej tre përqind. BPV-ja në Kanada u rrit për 2,3 përqind, SHBA-ja për 1,7 përqind, ndërsa Franca për 1,6 përqind. Vijojnë Britania e Madhe me rritje ekonomike prej 0,9 përqind dhe Italia me 0,5 përqind. BPV-ja e Japonisë është ulur për 0,9 përqind.

Inflacion më të madh në vitin e kaluar kishte Brazili dhe India – 6,5 përqind, ndërsa vijojnë Rusia 6,1 përqind dhe Kina 4,1 përqind. Në G-8 inflacion më të madh kishte Britania e Madhe 4,2 përqind.

Normë më të ulët të papunësisë në vitin 2011 në G-8 kishte në Japoni ku vetëm 4,6 përqind e popullatës së aftë për punë është pa punë. Vijojnë Gjermania (5,5 përqind) dhe Rusia (6,1 përqind). Nivel më të lartë të papunësisë ka në Francë – 9,9 përqind. Të dhënat krahasuese, Shërbimi rus për statistikë i ka përmbledhur në bazë të publikimeve të FMN-së, OECD-së, Eurostat dhe të dhënave operative të shërbimeve statistikore kombëtare.