Lajme Shqip Monday, 26 December 2011 14:05

 Tel Aviv-E përditshmja iztaelite Maariv raporton se Rusia i ka propozuar zëvendës presidentit të Sirisë Farouk al-Shara që të marrë kompetencat e kreut të shtetit për një periudhë tranzitore deri në organizimin e zgjedhjeve në këmbi të azilit politik në Moskë për Asad dhe familjen e tij.

Po sipas kësaj gazete, al Shara kreu një vizitë sekrete në kryeqytetin rus në 16 dhjetor ku është takuar me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Kremlin.

Gazeta izraelite thotë se zyrtarët rus e kanë konfirmuar tashmë vizitën e al Sharas në Moskë pavarësisht sfondit të krizës që vijon në Siri por nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas gazetës, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord për këtë propozim. Rusia ka qënë ndër vendet që ka kundërshtuar më fort ndërhyrjen ushtarake në Siri nga komuniteti ndërkombëtar.

E ndërkohë nis pikërisht sot në qytetin rebel të Homsit, misioni i vëzhguesve të Ligës Arabe në Siri të drejtuar nga gjenerali sudanez Mustafa Dabi.

Por ndërkohë dhuna vazhdon. Sipas raportimeve më të fundit pikërisht në bastionin e revoltës në Homs të paktën 13 civilë janë vrarë gjatë orëve të fundit si pasojë e bombave dhe artilerisë së rëndë të trupave besnike të Asad. (LajmeShqip.com)