Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 21:02

Bukuresht – Rumania do  t’i tërheqë 178 policë nga Kosova në dhjetor, njoftoi sot Qeveria rumune.

Vendimi për tërheqje të policëve është miratuar në seancë të Këshillit suprem për mbrojtje kombëtare, por nuk theksohet arsyeja.

Policët rumunë janë pjesë e misionit EULEX dhe të KFOR-it.

Rumania, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, vendosi ta vazhdojë pjesëmarrjen në KFOR në vitin 2008 dhe t’i bashkangjitet EULEX-it. Policë rumunë të EULEX-it, ishin kapur në kontrabandë me cigare dhe alkool, vitin e kaluar, në kufirin e Kosovës me Maqedoninë.