Bukuresht – Rumania iu lejoi aeroplanëve amerikanë të cilët marrin pjesë në operacionin “Agimi i Odiseas” kundër liderit libian Moamer Gadafit që t’i shfrytëzojnë aeroportet e saja.
Vendimin për këtë e solli mbrëmë Këshilli i lartë për mbrojtje nën kryesinë e presidentit Trajan Basesku.
“Këshilli e analizoi kërksesën e SHBA-së për qasje në aeroportet rumune të aeroplanëve-cisternë të cilët marrin pjesë në operacionin për zbatimin e Rezolutës 1973 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bshkuara dhe vendosi që ta përmbushë”, thuhet në kumtesën nga kabineti i presidentit rumun.
Në kumtesë theksohet se për vendimin e miratuar, presidenti për një kohë të shkurtër do ta njoftojë Parlamentin.
Tuesday, 29 March 2011 06:51