Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 10:12

Shkup – Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e bashkon diturinë, përvojën dhe kapitalin që paraqet kombinim të sigurt për përparimin e shtetit, porositi lideri i RDK-së, Rufi Osmani në mitingun në komunën e Shkupit, Saraj.

Osmani premtoi të ardhme më të sigurt për gjeneratat e reja, arsim më cilësor, investime të huaja dhe zhvillim të ekonomisë nëse e fiton besimin e tyre dhe fiton në zgjedhjet e parakohshme, parlamentare.

Nuhi Aliu, bartës i listës së RDK-së në Njësinë zgjedhore 1, theksoi se do të angazhohet për zhvillim të bujqësisë dhe në industrinë e përpunimit të qumështit.