Prishtinë (PLOTESUAR 26 mars, 16:35) Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë Štefan Füle gjatë qëndrimit nesër në prishtinë, do të shpallë zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit. Këtë vendim Fyle do ta shpallë në takimin e parë Këshillit të sapothemeluar Kombëtar të Kosovës për Integrim Evropian.
Ky Këshill është një organ këshillëdhënës dhe konsultativ që paraqet një forum gjithëpërfshirës për diskutimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Në adresimin e tij para këtij Këshilli, Komisioneri Füle do të flas për rëndësinë që ka studimi i fizibilitetit dhe për nevojën për t’iu qasur agjendës evropiane në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale.
Ai po ashtu do të zhvillojë takime edhe me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Hashim Thaçi dhe do të takohet edhe me anëtarë të tjerë të qeverisë: dy zëvendës kryeministra, Ministren e Integrimit Evropian dhe Ministrin e Brendshëm.
Ndërkohë në një editorial që ka botuar sot në një të përditshme kosovare, Fyle u ka dërguar paraprakisht mesazhin tij autoriteteve vendore se studimi i fizibilitet do të jenë një pasqyrë për Kosovën.
Kjo pasqyrë sipas tij do të ekzaminojë nëse të gjitha kriteret për Marrëveshjen për Stabilizim –Asocim janë përmbushur dhe nëse të gjithë do të jenë të kënaqur me imazhin që do të shfaqet. Duke e konsideruar veten dhe Komisionin Evropian si partner që shoqërojnë Kosovën në rrugën evropiane që kanë zgjedhur kosovarët, Fyle ka thënë se nuk do që të kthehet pa garanci të plota për përpjekje serioze për reforma.
*****************************
Prishtinë- Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, do të arrijë sonte në Prishtinë, ku pritet të njoftojë fillimin e punës për Studimin e Fizibilitetit – hap ky drejt Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.
Komisioni Evropian ka paralajmëruar Studimin e Fizibilitetit për Kosovën, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në muajin e kaluar.
Studimi në fjalë pritet të përfundojë kur të jetë gati edhe Raporti i Progresit për Kosovën, përkatësisht gjatë tetorit ose nëntorit të këtij viti. (LajmeShqip.com)
Monday, 26 March 2012 09:30