Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se deri në qershor të vitit 2015 sektori i jashtëm është karakterizuar me rritje të deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale.
Sipas BQK-së, rritja e deficitit të llogarisë rrjedhëse në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 kryesisht i atribuohet rritjes së deficitit në tregtinë e mallrave dhe rënies së shënuar në bilancin pozitiv të llogarisë së shërbimeve dhe të ardhurave parësore dhe dytësore.
“Deri në qershor 2015 eksportet shënuan rritje prej 14.5-përqindësh, kurse importet u karakterizuan me rritje prej 5.1-përqindësh. Aktiviteti ekonomik në gjysmën e parë të vitit 2015 është mbështetur edhe nga dy burime të rëndësishme të rritjes ekonomike në vend, remitencat dhe IHD-të”, është thënë në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
Tuesday, 20 October 2015 14:43