Lajme Shqip Tuesday, 25 October 2011 10:32

Londër – Motrat TOWIE, Sam dhe Billie Faiers janë shtruar në spital pasi janë rrahur keq nga një grup vajzash. Një grup gansteresh, prej 10 vajzash, i kanë bërë motrat e famshme të jenë viktima të dy grindjeve të një pas njëshme. Sipas një dëshmitari, një nga vajzat e bandës e akuzonte Billie-n se e kishte ngacmuar me vështrim të dashurin e saj.
Thuhet se grindja është ndezur gjatë mbrëmjes të së dielës, ku motrat Billie dhe Sam kanë qëndruar në klubin e natës “Jet Black”.

(Foto: Sami dhe Billie të buzëqeshura përpara grindjes.)

Grindja ka filluar që në pistën e vallëzimit. Në grindjen e parë, jo vetëm që biondina Billie, 20 vjeçare, u rrah, por edhe u grabit! Asaj i rrëmbyen çantën Mulberry, që ka një kosto prej 1.500 paundësh, tek e cila ndodheshin para të thata, çelësat e shtëpisë dhe celulari i saj.

Një orë më vonë, mësohet që motrat të jenë sulmuar sërish nga i njëjti grup vajzash, të cilat kësaj here kanë sulmuar brunen 21 vjeçare, Sam-in. Gjatë sulmit e kanë goditur dhe shkelmuar keqazi në kokë, aq sa njëra prej vajzave të bandës filloi të ulërinte “Hajde të ikim, se e kemi vrarë!”.

Sam është dërguar menjëherë në spitalin Whipps Cross Hospital, në lindje të Londrës, në një gjendje mjaft të keqe, që jo vetëm me dy sytë e ënjtur dhe të nxirë, por duke ju nënshtruar dy herë skanimit të trurit. Fatmirësisht, ka rezultuar se ajo nuk ka pasur dëmtime të trurit dhe se i është nënshtruar trajtimit për sytë e nxirë, të çarave dhe plagëve të fituara.

Sipas një dëshmitari 27 vjeçar, Heather Tudor, një nga vajzat e bandës e akuzonte Billie-n se e kishte ngacmuar me vështrim të dashurin e saj.

“Ato e godisnin me urrejtje, duke i thënë fjalë ndëshkimi. Ja çorën fytyrën! Billie u gjakos keq!” ka thënë ai.

Sipas këtij dëshmitari, Sami ka marrë një grusht edhe nga një djalë, grusht i cili e ka rrëzuar përtokë. Por menjëherë katër vajza të tjera e kanë vazhduar sulmin jashtë ambientit të klubit. Më vonë, pasi motrat janë larguar, njëra nga vajzat e bandës e ka joshur Samin për të shkuar në Chigwell për të marrë celularin e Billiet, por atje ajo është pritur nga e gjithë banda, e cila e ka sulmuar dhe e ka lënë pa ndjenja.
Dyshja e motrave, që drejtojnë edhe një butik në Brentwood, i kanë rrëfyer policisë se disa nga vajzat e bandës i njihnin.

“The Only Way Is Essex” është një program televiziv reality-show, me bazë në Essex të Londrës. Ky program tregon se si njerëzit sillen në situata të modifikuara, duke ndërtuar një dialog të pashkruar por në një mënyrë të strukturuar. Ky program, që shkurt njihet me inicialet TOWIE, ka nisur më 10 tetor të 2010-ës. Ai reflekton jetën e disa të rinjve, ndër të cilët janë Sam dhe Billie Faiers. Ky serial reality regjistrohet 1 ditë përpara transmetimit dhe transmetohet çdo të mërkurë dhe të shtunë. (LajmeShqip.com)