Shkup – Një grup prej dyzet huliganësh maqedonas të cilët kishin dalë për të protestuar kundër komunitetit të LGBT-së, kanë rrahur deri në përgjakje katër të rinj shqiptarë në sheshin e Shkupit.
Incidenti kishte ndodhur pasi kishte përfunduar protesta e provokuar nga paralajmërimet se ky komunitet ndryshe do të organizojë një paradë në kuadër të Javës së Krenarisë, raporton zhurnal.
Të rinjtë kanë marrë goditje në pjesët e trupit dhe të kokës.
Huliganët janë po të njëjtit që kanë shkaktuar jo një herë incidente ndëretnike.
Policia duhet ta ketë më të lehtë identifikimin e autorëve të dhunës ndaj katër të rinjve shqiptarë, falë kamerave të sigurisë rreth e rrotull sheshit kryesor të kryeqytetit.
|
|
Sunday, 23 June 2013 17:29 27 January 2014 15:53
28 November 2013 12:54
9 November 2013 12:24
29 October 2013 23:18
8 October 2013 13:18
7 October 2013 12:37
25 September 2013 11:12
12 September 2013 14:00
29 August 2013 15:46
16 August 2013 13:01