Lajme Shqip Wednesday, 21 December 2011 12:20

New Jersey – Pesë njerëz humbën jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri në Nju Xhersi. Helikopteri ka rënë ndaj një autostrade të stërmbushur.

Ai është nisur nga aeroporti Teterboro dhe fluturoi për në Xhorxhi, por u rrëzua vetëm 14 minuta pas nisjes.

Gjatë fatkeqësisë humbën jetën të gjithë pesë njerëzit në ekuipazhin e helikopterit, ndërsa në tokë askush nuk është lënduar, edhe pse helikopteri u rrëzua në njërën nga autostradat më qarkulluese në Nju-Jork.

Në helikopter ishin dy bankierë, bashkëshortja e njërit prej tyre dhe dy fëmijët e tij.