Lajme Shqip Thursday, 10 May 2012 09:58

Xhakartë – Zyrtarët në Indonezi njoftojnë se asnjë i mbijetuar nuk është gjetur nën rrënojat e aeroplanit Sukhoi, që u rrëzua në një mal indonezian ditën e mërkurë.

Mbeturinat nga aeroplani rus me pasagjerë u gjetën nga një helikopter kërkimi ditën e djeshme, buzë një shkëmbi malor në perëndim të Indonezisë.

Rreth 50 njerëz kanë qenë në bord në aeroplanin Sukhoi Superjet-100, duke përfshirë blerësit potencialë, diplomatë dhe gazetarë.

Një njoftim i hershëm sugjeronte se të paktën 36 nga pasagjerët ishin indonezianë. Ekuipazhi thuhet se përbëhej nga tetë rusë.

Aeroplani ishte në një fluturim demonstrues në vendet e Azisë dhe kishte bërë ndalesa në Kazakistan, Pakistani dhe Birmani.

Ai ishte nisur nga Xhakarta kur pas 21 minutash është rrëzuar.