Këngëtarja Pink ka zbuluar se ish anëtari i grupit NSYNC, Joey Fatone ka qenë i dashuruar në të. Ajo ka thënë për magazinën “Glamour” se madje anëtari i grupit të famshëm, pjesë e të cilit ka qenë edhe këngëtari Justin Timberlake, e ka pyetur edhe babain e Pink se a mund të takohej me të.
“Joey Fatone ishte i dashuruar me mua. Ai më ka ftuar shumë kohë më parë në takim dhe bashkë kemi ngrënë akullore. Ai ka qenë shumë i sjellshëm. Ai madje e ka pyetur babain tim se a mund të dalë me mua”, ka thënë këngëtarja.
N’Sync konsiderohen një nga grupet më të mëdha të muzikës pop, mirëpo ata u ndanë në vitin 2002, atëherë kur Justin Timberlake nisi karrierën e tij solo.
Thursday, 02 May 2013 09:49