Lajme Shqip Monday, 05 October 2015 13:53

Dy familje në Kaçanik janë përleshur në mes vete për shkak të një prone. Të përfshirë ishin katër persona, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime trupore nga një mjet i fortë (sëpatë).

Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Kurse, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./Kp/