Lajme Shqip Thursday, 14 February 2013 12:08

Rozana Radi ka vendosur të pushojë nga kënga për t’iu përkushtuar biznesit dhe teatrit.

Sa i përket biznesit, ajo veçse ka nisur të bëjë diçka në këtë drejtim.

“Së bashku me një shoqe time kemi hapur një dyqan me fustane nusërie, të cilin e administrojmë së bashku. Zgjodha këtë kohë pasi pata mundësi të isha e lirë dhe për faktin se bëra një pauzë nga jeta artistike si dhe hoqa dorë nga angazhimet me koncerte të shumta dhe vendosa të merrem me këtë biznes. Është një punë që po më pëlqen dhe mendoj ta vazhdoj edhe për një kohë të pacaktuar”, ka thënë ajo për “Zërin”.