TIRANË- “Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar” është konferenca që mblodhi bashkë vetem per pak kreun e qeverisë, Sali Berisha dhe kreun e opozitës, Edi Rama.
Në konferencën, organizuar nga Ambasada e Kosovës, kreu i qeverise, Berisha u largua fill pas fjales qe mbajti, duke mos qene i pranishem nderkohe qe foli kreu i opozites, Edi Rama.
Berisha: Cdo gje per bashkimin kombetar
“Pa këtë konferencë kremtimet e 100 vjetorit do të ishin të mangëta. Të vërtetat janë për tu parë në sy. Të vërtetat duhet vendosur në piedestalin e tyre, ato janë jetike për cdo komb. Sot jemi në një cështje shumë thelbësore, roli i Kosovës në themelimin e shtetit shqiptar e në vazhdim, në rast se i referohemi kohës së kongresit të Berlinit do të gjejmë se Kosova ka rol të madh”- tha Berisha.
Sipas Berishes, duhet te behet gjithcka per te bere kufijte te parendesishem. Statusi i Shqiptrave, sipas tij nuk mund te jete tjeter vecse i nje kombi.
“U deshën 100 vjet që të vijmë të lirë në këtë sallë, por sërish duhet të jemi të sinqertë me historinë tonë, asnjë shqiptar që nga Lidhja e Prizrenit deri sot, nuk ka rënë për një ideal tjetër përvec se idealin e bashkimit kombëtar, të gjitha format e tjera janë të imponuara ndaj shqiptarëve, duhet të jemi të vërtetë me historinë tonë, me të ardhmen, detyrimi ynë madhor është përpjekja për realizimin e idealit të bashkimit kombëtar të shqiptarëve kudo që janë”- tha Berisha.
Ai ka theksuar se vendet kane perpara nje platforme, ate te integrimit ne BE, ne kete realizohen objektivat me madhore te procesit te bashkimit kombetar. “Masa te tjera shtese, te cilat te njehsojne teresisht standardet tona e praktikat dhe te bejne qe shqiptaret te ndihen mire kudo qe jetojne, duke respektuar kufijte aktuale nderkombetare”- tha Berisha.
Rama: Flamuri kombëtar, cliruar nga kurorat princërore, frymezim per te ardhmen
Kreu i PS-se, Edi Rama ka theksuar ne fjalen e tij rendesine e kremtimit te pervjetoreve, te cilat sipas tij behen per të parë të ardhmen tek e shkuara.
“I jam mirënjohës ambasadorit të Kosovës, që krijoi këtë mundësi , që duke hedhur një vështrim nga e shkuara të bëjmë një përpjekje për të ardhmen. Kjo është një përpjekje e ndarë e historianeve dhe politikës, kemi jo pak energji të konsumuara për shkak të politikanëve që përpiqen të rishkruajnë historinë dhe historianëve që e modelojnë sipas interesave politike”- tha Rama.
Sipas Rames, eshte gjëja më e lehtë që lavdinë e atyre që s’janë më ta përdorim për të mbuluar ato që mungojnë, me lavdinë e së shkuarës nuk mbulojmë boshllëqet që po i lëmë gjeneratat.
“Frymëzimin që na sjellin ata që e sollën deri këtu flamurin kombëtar të cliruar nga kurorat princërore e mbretërore ta kthejmë në frymëzim për të realizuar amanetin tyre. Eshtë e lehtë të tundim flamurin e nacionalizimit për të cuar gjetkë vëmendjen nga problemet. Këtë flamur dhe këtë amanet që mishërohet në këtë flamur ta përkthejmë në politika dhe ndërveprim me njëri tjetrin që gjeneratës që vjen të mos u trashëgojmë plagët që thellohet si rezultat i cka kemi trashëguar nga një traditë e hidhur për bashkim”- tha ai.(LajmeShqip.com)
Monday, 19 November 2012 12:24