Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 13:15

Robbie Williams është pushtuar nga një gjëndje emocionale e pa provuar më parë.

Lajmi për shtatzëninë e gruas së tij Ayda e ka lumturuar aq shumë sa vetëm ideja që së shpejti do të bëhet baba e përlot pa pushim.

Këtë lajm e ka bërë të ditur babai i tij Pete Conway. Robbie i martuar me Aydan prej katër vitesh e kishte shprehur që më parë dëshirën për t’u bërë baba.

Si ish pjesëtar i grupit Take That, ai sëbashku me Mark dhe Gary do të bëhen këtë vit baballarë. (LajmeShqip.com)