Robie William së shpejti bëhet baba dhe ai duket se mezi po pret momentin që të mbajë në dorë fëmijën e tij. Këngëtari ka publikuar një foto të gruas së tij Ayda, e cila tregon barkun e saj plot krenari dhe lumturi.
William do të bëhet babai i një vajzë në shtator, ndërsa fillimisht lajmin për publikun ai e tha në mars. Robie dhe Ayda kanë dëshirë ta quajnë vajzën e tyre Roberta, por në listë janë edhe emra Genevieve dhe Alice. Blerjet e fundit për fëmijën ata i kanë bërë në Petit Trésor, dyqani ekskluziv për fëmijë.
Një burim pranë William tha për “Star”: Ai gjithnjë ka dashur që të bëhej baba, kështu që do ta trajtojë vajzën e tij si princeshë. Robbie ka dëshirë që vajza të ketë gjithçka.
Monday, 02 July 2012 14:00 