Këngëtarja kosovare që gjatë vitit të kaluar bëri bujë në gjithë botën nuk do të mbajë koncert në Kosovë, për 5 vjetorin e Pavarësisë. Një burim i sigurt i portalit “Lajme Shqip” bënë të ditur se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk ka mundur ta bind yllin botëror që të performoj në Prishtinë, me 17 shkurt të këtij viti. “Ajo është shumë e zënë me tjera koncerte prandaj edhe e ka refuzuar”, ka thënë burimi. Rita kishte performuar me 28 nëntor për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ditëve të fundit ishin përhapur lajme se ajo do të këndoj në Kosovë. Vitin e shkuar Rita ishte në Kosovë për të xhiruar spotin “Shine Ya Light”.
Wednesday, 23 January 2013 22:27