Lajme Shqip Sunday, 10 February 2013 19:21

Fituesi i audicionit X Factor, James Arthur, është parë duke u shoqëruar me Rita Orën në një “party”. Këngëtarja e hitit “RIP” dhe fituesi i X Factor, janë parë së bashku natën e kaluar në Birmingham.

Sipas fotografive të cilat janë publikuar në Mirror, shihet se Rita është treguar tejet e afërt me James.

Por nuk janë vetëm fotografitë e fundit. Muajin e kaluar një burim kishte thënë për The Sun se Arthur është një fans i madh i Rita Orës.

Mediat amerikane kanë hedhur dyshimet nëse mund të ketë diçka mes tyre pasi ata gjatë gjithë natës së mbrëmshme nuk janë ndarë nga njëri tjetri.