Lajme Shqip Monday, 07 May 2012 14:30

Rita Ora është padyshim në rrugën e duhur për t’u bërë një personazh VIP në Britaninë e Madhe dhe më gjërë se kaq!

Prandaj, duket se ajo nuk po i humbet shanset për të qenë në qendër të vëmendjes së medias dhe paparacëve.

21-vjeçarja  që sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “R.I.P” dhe kaluar një mbrëmje të suksesshme në skenë, është fotografuar me disa imazhe të reja vërtetë pikante.

Rita është fotografuar nga paparacët ndërsa mbante veshur një palë xhinse të shqyera nga prapa duke zbuluar pjesërisht vithet e saj. (LajmeShqip.com)