Mediat britanike kanë konfirmuar se këngëtarja shqiptare pjestare në panelin e jurisë së talent show-t britanik X Factor, ka ndryshuar mendje për të realizuar serinë e saj të vilave në Tiranë.
Ndryshe nga sa mendohej, Rita Ora ka vendosur që grupin e vajzave ta dërgojë në Los Angeles dhe jo në Pallatin Mbretëror në kryeqytetin Shqiptar.
Më herët gjatë muajit shtator, dolën thashetheme se ylli i muzikës pop kishte zgjedhur Tiranën me qëllim promovimin e vendit tonë, shkruan lapsi, në një program aq të ndjekur në Britaninë e Madhe, por me sa duket në moment të fundit, plani ka ndryshuar.
Rita Ora ditë më parë konfirmoi hapjen e një shkolle në Prishtinë.
Saturday, 03 October 2015 14:43