Lajme Shqip Wednesday, 27 February 2013 13:06

Këngëtarja Rita Ora ka mahnitur të gjithë gjatë paraqitjes së saj në Javën e Modës në Paris.

Daily Mail shkruan se teksa Rita performonte në skenë, modelet po performonin me dizajnet në kryeqytetin e modës, mirëpo ishte edhe këngëtarja me origjinë nga Kosova ajo që tërhoqi vëmendjen për shkak të veshjes.

Rita u paraqit si një gladiatore e vërtetë, vlerësojnë mediat e huaja.