Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 10:44

Këngëtarja shqiptare po përcjellët dhe po komentohet vazhdimisht nga mediat botërore.

Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila së fundi është bërë temë e medieve rozë për dukjen e saj.

Në fakt, këngëtarja ka ndryshur “look”-un e saj duke shkurtuar flokët, të cilat kanë hasur në kritika pozitive të fansave të saj, transmeton Telegrafi.

“Dukesh për mrekulli. Je shumë e bukur”, kanë qenë disa nga komentet e fansave të gjyqtares së talent showt “The Voice”.

Ndryshe, Rita ka paralajmëruar së fundi se do të hap në Kosovë një shkollë të Artit dhe do të xhiroj një videoklip të titulluar Kosova.