Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 13:53

Rita Ora është treguar e papërmbajtshme në shoun e saj e radhës në turneun në Amerikë, befasohet në skenë nga Wiz Khalifa.

Rita Ora ka munguar në ceremoninë hapëse të sezonit më të ri të X Factor, por nuk e ka hequr vëmendjen nga vetja.

Ajo është paraqitur në shoun e saj në Los Angeles ku ka ‘ndezur’ fansat e pranishëm si me veshjen ashtu edhe me performancën energjike, transmeton Lajmi.net.

Rita është befasuar në skenë nga reperi Wiz Khalifa pasi ai e ka shoqëruar me një performancë që besohet të jetë e këngës së tyre të re bashkë, pasi ditë më parë janë parë bashkë në studio.