Rita Ora ka folur për shoqërinë e saj të madhe me supermodelen biseksuale Cara Delevingne.
Ylli i lindur në Kosovë ka thënë se ajo gjatë gjithë kohës shkruan mesazhe me supermodelen dhe me kënaqësi kalon kohë me të kur është e lirë.
“Ajo është zyrtarisht e imja. Ajo është e paprekshme. Ne dalim shpesh së bashku”, ka thënë Rita, shkruan The Sun.
Këngëtarja nuk ka ndalur së foluri për supermodelen. Madje, The Sun shkruan se nëse në telefonin e Ritës ka një thirrje, atëherë ajo padyshim është nga Cara.
“Ne rrimë së bashku sepse kemi shumë shokë të përbashkët. Nuk e kemi parë njëra tjetrën tash e një kohë të gjatë për shkak se jemi shumë të zëna. Por kur kemi kohë, rrimë bashkë sepse ajo është si unë. Kur rrimë ne flasim pa pushuar njëra me tjetrën. Është një dashuri…”, ka thënë ajo.
Rita ka shtuar se nuk ka kohë për gjininë e kundërt.
“Momentalisht nuk kam kohë për gjininë e kundërt. Për askënd”, ka thënë Rita.
Wednesday, 13 February 2013 09:01