Lajme Shqip Friday, 15 February 2013 09:36

Rita Ora dhe James Arthur si duket pëlqehen shumë me njëri tjetrin. Megjithëse Rita para pak ditësh kishte dhënë një deklaratë se “nuk ndjenë asgjë për gjininë e kundërt”, veprimet e saj të fundit po tregojnë ndryshe.

Këngëtarja dhe fituesi i X Factor sërish janë parë duke dalur prej një hoteli gjatë mbrëmjes së vonë, shkruan The Sun.

Rita dhe James, ka disa ditë që duket të jenë të pandashëm. Kjo nuk është hera e parë që ata shihen bashkë. Para pak ditësh ata ishin parë në një klub nate, ku sipas fotografive dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin.