Rita Ora është detyruar të anulojë një paraqitje në “Australia’s future music festival” të dielën për shkak të një infeksioni në fyt.
Krijuesja e hitit “How we do” u ka kërkuar falje fansave të saj nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ndërkaq ka shprehur frikën që ka pasur se do të humbte zërin.
“U zgjova në këtë mëngjes pa zë. E urrej këtë. Shpresoj se do të më falni. Pa ju, unë nuk jam asgjë”, ka shkruar këngëtarja duke shtuar se “kjo është një gjë shumë e frikshme për çdo artist”.
Ndërkaq, në deklaratën zyrtare të Festivalit thuhet:
“Me keqardhje njoftojmë se Rita Ora nuk do të jetë e pranishme sot, pasiqë ka pësuar një infeksion në fyt. Ajo është detyruar të pushojë 24 deri në 48 orë por të gjitha paraqitjet e saj do të vazhdojnë në të ardhmen sipas agjendës”, shkruan BigPond News.
Wednesday, 06 March 2013 10:37