Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 12:21

Ylli i muzikës Pop, Rita Ora, gjatë një sesioni fotografik në Majami është alivanosur derisa është dërguar menjëherë me ato-ambulancë në spital. Paparacët e shumtë që përcjellin si gjithmonë çdo aktivitet të këngëtares nga Kosova me pasaportë britanike, kanë fotografuar momentet e vështira të Ritës, gjatë dërgimit për në spital.

Pas tretmanit të pranuar në spital , mjeku personal i këngëtares ka sqaruar se gjendja e saj tashmë është stabile dhe nuk ka vende për shqetësim pasi ajo është liruar nga spitali dhe nesër mendohet të rinisë foto-xhirimi.
Këto probleme siç duket këngëtares i kanë ardhur si pasojë e lodhjes dhe dehidratimit – këputjes.

Kështu të paktën transmetoi televizionin amerikan E! Entertainment Television, kur tha se: “këngëtarja 22 vjeçare nga Kosova, me pasaportë britanike, Rita Ora, ishte në grupin e foto-xhirimit për fushatën e re të firmës Madonna Material Girl, të hënën, pasdreke në 18 nëntor në Florida”.

Rita u zgjodh personalisht nga vajza e Madonës, Lourdes, që të jetë fytyra e firmës Madona Material Girl. Vajza e Madonës, Lourdes ( e njohur si Lola ), 16 vjeçe, ka thënë se ishte e ngazëllyer në mënyrën e spotit të realizuar nga Rita, duke komentuar në një deklaratë për shtyp, teksa shtoi se: “Rita, është një bukuri e talentuar, që me të vërtetë na tërhoqi me bukurinë e saj – nëpërmjet muzikës së saj dhe ndjenjën e saj unike e stilit”.

Rita Ora ishte reklamuar një fustan nga koleksioni i firmës “Women Summer – Madona Material Girl”, një fustan i lehtë verorë ky me një sfond të bardh i “spërkatur” i gjithë me shkrimin “Pace” dhe buzë me të kuq të ndritshme, dhe lule të vogla kur ajo papritmas u avilanos.

Burimet e televizionit amerikan, thanë se një ekip emergjence, autoambulancat dhe dy tre makina policie si dhe zjarrfikëset, kishin arritur sipas tyre në qendrën ku po foto-xhiroheshin spotet publicitare, sponsorizuar nga firma e veshjeve “Women Summer – Madona Material Girl”./ina/