Tiranë – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arben Ristani, deklaroi se pjesëmarrja ne votime deri ne oren 14.00 në shkallë vendi është 22 %.
Z. Ristani bëri të ditur se deri në këto momente vlerësimi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve është pozitiv në përgjithësi.
“Përqindja më e lartë e pjesëmarrjes në votime llogaritet në Bashkinë e Çorovodës me 32 %, ndërsa pjesëmarrja në Bashkinë e Tiranës deri tani është 20 %”, deklaroi Ristani.
I pyetur nga mediat mbi pretendimet e ngritura nga strukturat e Partisë Socialiste mbi bojën matrikulluese, Ristani theksoi se “ky është një pretendim i ngritur edhe në zgjedhjet e tjera në të njëjtën formë dhe mënyrë, pavarësisht konkurentëve në garë”.
Ai informoi se boja matrikulluese është prodhuar nga një shoqëri gjermane, e cila ka prodhuar bojën edhe për zgjedhjet e tjera të zhvilluara deri tani. “Laboratorët përgjegjës që e kanë testuar kanë dhënë si konkluzion se boja matrikulluese është e mirë”, theksoi kreu i KQZ-së, Ristani.
Më poshte vijon përqindja e votuesve sipas qarqeve:
Berat 23.21 %
Dibër 23.73 %
Durrës 15.55 %
Elbasan 25.29 %
Fier 13.79 %
Gjirokastër 25.34 %
Korçe 23.68 %
Kukës 23.39
Lezhë 23.68 %
Shkodër 23.07 %
Tiranë 17. 57 %
Vlorë 16.34 %
Sunday, 08 May 2011 13:26