Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 09:53

Prishtinë – Forumi i të Rinjve Muslimanë ka komentuar reagimin e Ministres së Integrimeve Evropiane  Vlora Çitaku ndaj ligjeratës së hoxhë Irfan Salihut. Ky forum, ka hedhur akuza të rënda drejt ministres, njëherit duke i dhënë mbështetje për atë që ka thënë hoxha në ligjeratën e tij.

“Hoxhë Irfan Salihu duke komentuar rreth vajzave që kane humbur moralin e janë bërë kurva ka bërë një gjë të mirë. Megjithatë Vlora Citaku që ka dashnor një sllav Samuel Zhbogar me të cilin po na poshtëron kombin, ka dalë në mbrojtje të femrave amorale sikur ajo vetë. Këto femra janë import i huaj në identitetin apo kombin tonë. Janë viktima të dhunës seksuale nga pushtuesit e huaj të Kosovës dhe na turpërojnë”, thuhet në reagimin e FRM-së.

FRM, i cili konstaton se ministrja Çitaku është e dashura e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Zhbogar, e pyet ministren se si “nuk të vjen turp që ti shkon me një sllav dhe ke tradhëtuar burrat shqiptarë? Nëse nuk do të përgjigjesh

“FRM i thotë Vlora Citakut: të të vijë turp dhe kur ta përmendesh emrin e hoxhës tonë Irfan Salihu duhet të marrësh abdes! Nëse ndjehesh keq për turpin që i ke bërë Kosovës, atehere pendohu tek Zoti. Të vesh shaminë dhe më pas, ne vellëzerit muslimanë kosovarë do të të gjejmë ndonjë burrë që ta mbulojmë turpin”, thuhet veç tjerrash në reagimin e FRM-së.