Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 14:33

Tunizi – Moamer Gadafi edhe më tej është në Libi, në disponim të mirë dhe me armatë të fuqishme pas vetes, deklaroi sot zëdhënësi i liderit të rrëzuar libian Musa Ibrahim.

“Lideri është në shëndet të mirë, me shpirt të madh. Kuptohet, ai është në Libi”, deklaroi Musa në një intervistë për mediat britanike e bërë përmes telefonit satelitor.

“Beteja është nga larg nuk është përfunduar. Ne jemi ende shumë të fuqishëm, armata jonë ende është e fuqishme, ndërsa rajone të mëdha të Libisë janë nën kontrollin tonë”, siguroi zëdhënësi.

“Ne po i mbledhim forcat tona”, shtoi Musa Ibrahim, por nuk dëshiroi ta thotë vendin e qëndrimit të tij.