New York – Kompanitë RIM dhe Sony kanë marrë vendimin për uljen e çmimeve të kompjuterëve “tablet” në SHBA, si rezultat i shitjes së dobët të pajisjeve kompjuterike në tregun amerikan.
Të gjitha modelet e RIM janë ulur në vlerën prej 299 dollarësh, ku me këtë rast edhe BlackBerry Playback prej 64 gigabajt u lirua në 400 dollarë.
Sony ka ulur çmimin e “Tablet S” prej 32 gigabajtëve nga 600 në 500 dollarë, ndërsa modelin prej 16 gigabajtëve e ka ulur nga 500 në 400 dollarë.
Pas publikimit të informatave për uljen e çmimeve, por edhe pas paraqitjes së informatave për ndryshim të udhëheqësisë së RIM, aksionet e saj nëpër bursa u rritën për 4,12 përqind, që analistët e vlerësuan si ndërprerje të investitorëve në mbrojten e ekipit aktual të menaxherëve, edhe pse vlera e aksioneve të kompanisë në nivel vjetor ka shënuar rënie prej rreth 75 përqind.
Thursday, 05 January 2012 11:30 