Lajme Shqip Saturday, 23 April 2011 06:19

Noel Gallagher vjen me njё album si solist nё tetor.

Ndёr adhuruesit e popit britanik njё pyetje ka ngelur pezull prej kohёsh: nga bёhet Noel Gallagher? Mё i vogli i grupit tё famshёm Oasis ka kohё qё ёshtё zhytur nё disa rrethana tё çuditshme thashethemesh, mohimesh dhe grindjesh, njёsoj si nё njё melodramё muzikale.

Ndёrkohё qё vёllai i tij Liam Gallagher, ish pjesёtar i Oasis, ёshtё duke korrur sukses me projektin e tij tё ri ‘Beady Eye’, Noel duket se po rri i qetё dhe nё pritje tё momentit tё tij tё promovimit. Nё fakt, disku i tij i parё si solist ёshtё gati dhe pushimi qё po bёn tani ёshtё vetёm pёr tё mos penguar ish ortakun dhe anёtarin e familjes sё tij.

Ka qёnё pikёrisht Josh Franceshi qё e ka komunikuar kёtё lajm. Albumi i regjistruar nё Los Angeles do tё publikohet mё 3 tetor; madje nё internet qarkullon edhe njё listё kёngёsh qё supozohet se do tё jenё kёngёt e kёtij albumi.