Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 21:38

Prishtinë-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot pasite diplomatin amerikan, zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, z. Philip Riker.

Kryeministri Thaçi, sipas burimeve zyrtare nga qeveria kosovare, e njoftoi diplomatin amerikan për zhvillimet kryesore në Kosovë, me theks të veçantë për dialogun e bisedimeve teknike me Serbinë në Bruksel, për implemetimin e marrëveshjeve të arritura dhe për përmbushjen e parakushteve për hapjen e perspektivës euroatlantike.   

Në takim po ashtu u bisedua për thellimin bashkëpunimit rajonal të Kosovës, për vazhdimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik. Diplomati amerikan Riker ritheksoi mbështetjen e qeverisë amerikane për zhvillimin dhe afirmimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.