Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 15:37

Rihanna nuk përton fare të shpërfaqë trupin e saj, sidomos kur është në Paris. Këngëtarja 25 vjeçare, ka tërhequr vëmendjen e mediave gjatë një ahengu të organizuar në Paris, ku ajo dukej tejet seksi, shkruan Daily Mail.

Mirëpo kush ka thënë se Rihannën e pengon kur dikush e kopjon atë, ka gabuar. Në disa fotografi ajo është parë për dore me shoqen e saj Melissa Forde, e cila ishte veshur njësoj si Rihanna vetëm se rrobat e saj ishin me ngjyrë të zezë.